Prej dy ditësh në Hagë, Presidenti Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara

Publikuar tek: rajon, më 07:34 15-07-2020 Prej dy ditësh në Hagë, Presidenti Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara Presidenti Thaçi ne Hage

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli pas gjashtë orësh të intervistimit të tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Ai nuk bëri ndonjë koment derisa doli nga ndërtesa e Prokurorisë ku do të kthehet sot për të vazhduar ditën e tretë të intervistimit.

Dje Thaçi nuk bëri ndonjë koment as derisa hyri sot në orën 13.00 në ndërtesën e Prokurorisë ku një ditë më parë qëndroi për gjashtë orë. Në fund të ditës së parë ai tha shkurt se ka dëgjuar “shkëmbimet mbi teknikalitetet ndërmjet prokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe kjo do të vazhdojë nesër.”

Avokati i tij mbrojtës është amerikani Pierre-Richard Prosper, i cili në pjesën e dytë të viteve të 90-ta kishte qenë prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së për Ruandën.

Prokuroria e Posaçme me 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Akuzat i janë dorëzuar një gjykatësi të procedurës paraprake i cili duhet të vendosë për konfirmimin apo hedhjen poshtë të tyre. Në pritje të një vendimi presidenti Thaçi tha pas publikimit të njoftimit të prokurorisë së është i gatshëm të jap dorëheqjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099999904632568
array(1) { ["section"]=> string(98) "prej-dy-ditesh-ne-hage-presidenti-hashim-thaci-del-serish-sot-para-dhomave-te-specializuara-213862" }