Prej një jave në Tiranë, Ambasadorja e Shqipërisë kthehet në SHBA dhe del pozitive me Covid-19: Kam takuar shumë njerëz (Duhet të vetëkarantinohet Rama, ministret që e takuan dhe Yuri Kim?)

Publikuar tek: aktualitet, më 06:36 23-10-2020 Prej një jave në Tiranë, Ambasadorja e Shqipërisë kthehet në SHBA dhe del pozitive me Covid-19: Kam takuar shumë njerëz (Duhet të vetëkarantinohet Rama, ministret që e takuan dhe Yuri Kim?) Kryeministri Rama, n/sekretarja amerikane dhe ambasadorja Faber

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber rezulton pozitive me Covid-19. Në një postim të bërë 3 orë më parë, ajo shkruan se sapo është kthyer në SHBA ka vendsour të bëjë testin, dhe ka dalë pozitive.

“Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte POZITIV”, shkruan Ambasadroja Faber, ndërsa prej një jave ndodhej në Tiranë dhe ka zhvilluar shumë takime.

Bashkë me Ambasadoren Yuri Kim dhe Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce, diplomatja shqiptare është takuar me Ramën, disa ministre të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë. Nuk dihet nëse pas këtij lajmi nga Faber ata do të vetëkarantinohen.

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një. Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm”, përmbyll Floreta Faber, ambasadores e Shqipërisë në SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Ata që janë kundër reformës në drejtësi duan që ju të hiqni dorë, mos i besoni propagandës
Mjeku Tritan Kalo: Maska, distancimi dhe higjena janë trinomi i përballjes me Covid. Shqiptarët duhen ‘drejtorientuar’ përpara dimrit të ashpër »
Article Logic
Execution time: 0.011559009552002
array(1) { ["section"]=> string(190) "prej-nje-jave-ne-tirane-ambasadorja-e-shqiperise-kthehet-ne-shba-dhe-del-pozitive-me-covid-19-kam-takuar-shume-njerez-duhet-te-vetekarantinohet-rama-ministret-qe-e-takuan-dhe-yuri-kim-224809" }