Prej tre ditësh në Shqipëri një ekip rus po bën inspektimin e Armë-Kontrollit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 26-06-2015 Prej tre ditësh në Shqipëri një ekip rus po bën inspektimin e Armë-Kontrollit Foto ilustruese

Prej datës 23 qershor në vendin tonë ndodhet për inspektim Armë-Kontrolli, një ekip i Federatës Ruse. Inspektimi është një prej tre ispektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t'i pritur, dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Një nga 20 fushat e veprimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës (OSBE) është edhe Armë-Kontrolli. Në bazë të “Dokumentit të Vjenës të vitit 2011”, shtetet anëtare (nënshkruese të dokumentit) kanë detyrimin të presin tre vizita inspektimi në vit dhe një vizitë vlerësuese. Në të njëtën kohë ato kanë të drejtën, që në përputhje me parashtrimet e dokumentit të Vjenës, të ushtrojnë tre inspektime dhe një vizitë vlerësuese në vendet anëtare të OSBE.

Edhe Shqipëria nga ana tjetër, si anëtare e OSBE që prej vitit 1991 dhe nëshkruese e “Dokumentit të Vjenës” e ka ushtruar të drejtën e saj duke kryer inspektime dhe vlerësime, e vetme ose në bashkëpunim me shtete të tjera. Inspektimi më i fundit është kryer në Republikën e Malit të Zi javën e kaluar, ndërkohë që më parë gjatë vitit (Mars 2015) me një ekip të përbashkët me Gjermaninë ka kryer inspektim në Serbi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëlloi me armë, arrestohet 26- vjeçari
Neutralizohet një person në Lazart, policia në aksion për kapjen e tij »
Article Logic
Execution time: 0.013146162033081
array(1) { ["section"]=> string(83) "prej-tre-ditesh-ne-shqiperi-nje-ekip-rus-po-ben-inspektimin-e-arme-kontrollit-14676" }