Prej vitesh ka dalë në pension, Meta publikon historinë e mjekes heroinë në Peqin në front të parë me Covid-19: Mbrëmë asistoi lindjen e një bebi të bukur

Publikuar tek: politike, më 13:08 26-03-2020 Prej vitesh ka dalë në pension, Meta publikon historinë e mjekes heroinë në Peqin në front të parë me Covid-19: Mbrëmë asistoi lindjen e një bebi të bukur

Presidenti Ilir Meta ka ndarë historinë e një mjekeje heroinë në Peqin e cila edhe pse prej vitesh ka dalë në pension vijon të jetë në front të parë me Covid-19 ndërsa mbrëmjen e djeshme ka asistuar lindjen e një bebi

Bëhet fjalë për mjeken gjinekologe, Burbuqe Ajazi e cila edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë, dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mjekëve të Peqinit pritën një beb të bukur.

Rasti i saj është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.

Postimi i Metës:

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë #COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një beb, shumë të bukur!

Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta.

Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira!

Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!

90812666_2893026670743587_7791279229965959168_o.jpg

91481184_2893026620743592_5288314032367861760_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073020458221436
array(1) { ["section"]=> string(159) "prej-vitesh-ka-dale-ne-pension-meta-publikon-historine-e-mjekes-heroine-ne-peqin-ne-front-te-pare-me-covid-19-mbreme-asistoi-lindjen-e-nje-bebi-te-bukur-200137" }