‘Preja e ‘gjahut politik’ është populli’, Rama ia thotë troç Metës: Jo kurrsesi, asnjëherë nuk di të dorëzohem

Publikuar tek: politike, më 13:02 13-06-2019 ‘Preja e ‘gjahut politik’ është populli’, Rama ia thotë troç Metës: Jo kurrsesi, asnjëherë nuk di të dorëzohem

Kryeministri Edi Rama e cilësoi nga foltorja e parlamentit vendimin e presidentit Ilir Meta si një hap spektakolar të një plani poolitik.

Rama deklaroi se preja e kërkuar në këtë ‘gjah politik’ nuk është ai, por populli, ndërsa pretendon se po tentojnë të bllokojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

‘E vërteta e dalë cullak nga ky akt marrëzie, befasues, është se vendimi i Ilir Metës nuk ishte një rrufe në qiell, por një hap spektalkolar e një ‘plani politik’ për të vazhduar vazhdën për të dëmtuar rrugën e integrimit në BE

Sali berisha dhe Ilir Meta janë shënjestra, ndërsa preja e kërkuar në këtë ‘gjah politik’ nuk jam unë, është populli. Duke hapur kaptitullin e drejtësisë, Shqipëria duhet t’i provojë BE, që nuk është vetëm një meknizëm i drejtësisë, por është një shtet i drejtësisë ku qoftë një politikan i korruptuar mund të bjerë pas 25 vitesh.

Përgjimet ishin aty të kycur prej shumë kohësh nga një shërbëtor famëkeq i mirënjohur i Saliut, ushqimi i duhur që për kohët e veta nuk do zgjerimin dhe çeljen e negociatave. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve, por duan të shkaktojnë kaos, siç nxorën opozitën nga Parlamenti.’, tha Rama, i cili deklaroi i vendosur se nuk do të dorëzohet.

Ja pse i nderuar kuvend i Shqipërisë antidekreti i Ilir Metës është një arsye më shumë, shumë e fortë për të bërë zgjedhjet në 30 qershor, për t’i dalë përballë kësaj katërshje. Doni që Shqipëtria t’i ngjajë këtyre të 4-ve, sigurisht që jo. Unë po i dal zot Shqipërisë se pikërisht këta e kanë damkosur Shqipërinë si vendi që nuk bëhet. Ata janë në hall dhe duan tani që halli i tyre të kthehet në problemin e gjithë shqiptarëve, gjithnjë të pakënaqur dhe me gabimet tona në qeverisje t’i thonë varja të tashmes por shikojmë të ardhmen, por jo kurrsesi jo, jo unë njëherë jo asnjëherë nuk di të dorëzohem, jo si kryeministër jo e jo por as si qytetar i këtij vendi’, theksoi ktryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.074647903442383
array(1) { ["section"]=> string(110) "preja-e-gjahut-politik-eshte-populli-rama-ia-thote-troc-metes-jo-kurrsesi-asnjehere-nuk-di-te-dorezohem-168067" }