PREKËSE/ 76 vjet më parë shpëtoi dy familje HEBREJE nga HOLOKAUSTI, 93-vjeçari shqiptar nderohet me ceremoni MADHËSHTORE në Poloni (SI SHPËTOI TË PAFAJSHMIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 16-10-2019 PREKËSE/ 76 vjet më parë shpëtoi dy familje HEBREJE nga HOLOKAUSTI, 93-vjeçari shqiptar nderohet me ceremoni MADHËSHTORE në Poloni (SI SHPËTOI TË PAFAJSHMIT) Xhemal Veseli (m) bashkë me aktivistin Jonny Daniels (d)

93-vjeçari shqiptar Xhemal Veseli do të nderohet në 14 nëntor në Poloni për veprën humane të shpëtimit të dy familjeve Hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Siç bëjnë me dije mediat izraelite, i moshuari është ftuar nga organizata ‘’From Depths’’ në ceremoninë ‘’An Evening for the Righteous’’ për të marrë mirënjohjen e komunitetit hebre për kontributin e madh që dha në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë event, marrin pjesë njerëz që kanë shpëtuar hebrenj nga shumë vende të Europës, si: Polonia dhe Bjellorusia, por do të jenë dhe disa zyrtarë të lartë të SHBA-së, Izraelit dhe Danimarkës.

Aktivisti Jonny Daniels e konsideroi veprën e Xhemal Veselit dhe vëllait të tij si shembulli perfekt i bashkëjetesës midis myslimanëve dhe hebrenjve.

‘’Në një botë të dhunshme dhe kaq të përçarë ku jetojmë sot, fatkeqësisht, feja na ndan ne. Por, vepra e Xhemalit afron më shumë hebrenjtë me myslimanët’’, shprehet Daniels.

Në vitin 1943, Xhemal Veseli, atëkohë 17-vjeç bashkë me vëllain e tij Hamidin shpëtuan dy familjeve hebreje gjatë ditëve të fundit të pushtimit italian. Ata tejkaluan pengesa të mëdha për 36 orë duke i sjellë në shtëpitë e tyre këta njerëz të përndjekur nga ushtria gjermane.

Bashkëshortja e Xhemalit,  Derita, thekson se bashkëshorti i saj ka shpëtuar dhe hebrenj të tjerë në Shqipëri. Sipas Muzeut Përkujtimtor të ‘’Holokaustit ‘’Yad Vashem’’ e ka njohur veprën humane të Xhemalit. Xhemali bashkë me të vëllain Hamidin janë shpallur nga ky muze si ‘’Righteous Among the Nations'' në vitin 2004.

Shqipëria njihet zyrtarisht si njëri prej shteteve që garantoi shpëtimin e 2000 hebrenjve nga persekutimi dhe kampet e përqëndrimit nazist.




Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024516820907593
array(1) { ["section"]=> string(160) "prekese-76-vjet-me-pare-shpetoi-dy-familje-hebreje-nga-holokausti-93-vjecari-shqiptar-nderohet-me-ceremoni-madheshtore-ne-poloni-si-shpetoi-te-pafajshmit-182309" }