PREKËSE/ Bashkëshorti i vdiq ditën që lindi vajzën, shoqja i jep një mesazh: Ti NUK je vetëm

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 08-04-2018 PREKËSE/ Bashkëshorti i vdiq ditën që lindi vajzën, shoqja i jep një mesazh: Ti NUK je vetëm Suela në 'Ka një mesazh për ty'

Suela ishte personazhi i rradhës e cila kishte zgjedhur rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ për t’i dhënë një mesazh shoqes së saj të ngushtë, Milena jeta e së cilës nuk është treguar shumë bujare me të.

Milena priste fëmijën e dytë, ndërkohë që kishte edhe një vajzë 10 muajshe ditën kur i shoqi i saj ndërroi jetë.

Suela: Unë jam Suela, me Milenën njihemi që prej viteve të universitetit. Historia e Milenës është një histori pak e dhimbshme. Milena bashkë me Gentin lindin fëmijën e tyre të parë, ishin shumë të lumtur. Ata kishin ëndërruar gjithmonë të kishin shumë fëmijë. Ata donin të paktën gjashtë fëmijë. Takohemi me një grup nënash me fëmijë të vegjël dhe Milena vjen me ëmbëlsira në duar. Ne menduam se ajo po na gostiste me ëmbëlsira me rastin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Dea, por ajo në fakt na tha se ishte sërish shtatzënë.

Edhe ne ishim shumë të lumtura për të.  Kalojnë ditët, muajt dhe unë takohem me Milenën në ditët e fundit të shtatzënisë së saj. Ajo më tha se duhej të kishte lindur por nuk dinte arsyen pse shtatzënia e saj ishte shtyrë. Bashkëshorti i saj Genti e dërgon atë në maternitet dhe mjekët i thonë që ajo duhej të lindte me operacion të nesërmen. Milena i kërkon Gentit që t’i premtojë se në rast se gjërat nuk shkojnë siç duhet dhe Gentit do t’i duhej të vendoste mes jetës së Milenës dhe bebes së tyre, ai të zgjidhte djalin.

Genti i kërkon mamasë së tij që të qëndrojë në shtëpi me vajzën e vogël 10-muajshe Dean, pasi ai do të ishte të nesërmen në maternitet me Milenën. E ëma vjen në shtëpi, hap derën me çelësin e saj duke menduar se vajza do të ishte në gjumë por gjen Gentin të shtrirë pa jetë.

Ata morën vendimin që varrimi të bëhej të nesërmen, pa ia thënë Milenës.

Suela tregon se ky ka qenë një peng që e ka shoqëruar Milenën përgjatë gjithë kohës, fakti që ajo nuk i dha dot lamtumirën të shoqit.

Ata duheshin me një dashuri të veçantë, Genti i mbante sytë gjithmonë nga e shoqja. Ishte tepër i dashuruar dhe i pasionuar pas saj.

Pas të gjithë kësaj historie prekëse, Suela tregoi se ka ardhur në emision vetëm për t’i thënë se Milena nuk është vetëm, por ka plot njerëz rreth e rrotull saj që e duan atë dhe dy fëmijët e saj.

Mesazhi i Suelës: Zemra ime, të kam dashur gjithmonë dhe do të të dua për shumë gjatë. Të kam vlerësuar gjithmonë sepse ke qenë një grua e fortë. Kam vlerësuar shumë forcën, se si ke përballuar të gjitha sfidat e tua të jetës. Për mënyrën si je kujdesur për fëmijët e tu dhe kjo patjetër që buron vetëm nga një zemër e madhe si e jotja.

PUNTATËN MUND TA SHIKONI TË PLOTË NË VIDEO:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet i fuqishëm, ja në cilin qytet të Shqipërisë
Babë e bijë KUNDËR njëri-tjetrit, shpërthejnë në lot në TV KLAN »
Article Logic
Execution time: 0.012213945388794
array(1) { ["section"]=> string(96) "prekese-bashkeshorti-i-vdiq-diten-qe-lindi-vajzen-shoqja-i-jep-nje-mesazh-ti-nuk-je-vetem-116177" }