Prekëse, djaloshi me autizëm gjen paqe vetëm tek qeni

Publikuar tek: bota, më 14:37 23-10-2016 Prekëse, djaloshi me autizëm gjen paqe vetëm tek qeni

Një djalë autik, i cili nuk lejon ta prek apo përqafojë askush, ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me qenin.

5-vjeçari Kainoa Niehaus ka udhëtuar nga Japonia në Ohajo për të marrë qenin tek qendra “4 Paws For Ability”. Vogëlushi ka pritur dy vite për të marrë qenin dhe ka fluturuar me mijëra milje për të takuar atë. Nëna e tij Shanna ka ndarë këtë foto të djalit të saj duke pushuar kokën tek qeni Tornado.

“E shihni këtë moment? Nuk kam përjetuar asnjëherë një të tillë” shkroi ajo poshtë postimit në Facebook.

“Kjo foto tregon mimikën e fytyrës së nënës e cila pa fëmijën e saj, që nuk mund ta përqafonte, lante, vishte apo prekte lirshëm, duke vënë kokën tek qeni dhe krijuar një lidhje të heshtur. Kjo është fytyra e nënës e cila e ka parë djalin të dështojë në vendosjen e marrëdhënieve sociale me të tjerët, për të bërë një shok.

Ajo ka vuajtur me djalin e saj, ndërkohë që ka qarë natën për muaj me radhë, sepse ai nuk kishte lidhje të qëndrueshme jashtë familjes, pavarësisht sa fortë ai përpiqej apo punonte në terapitë e tij të autizmit”.

Tani ajo është ulur para djalit, duke e parë në heshtje këtë moment, me ajrin që thith nga mushkëritë dhe nuk thotë asnjë fjalë.

Ia vlejti çdo luftë për t’i shërbyer djalit, çdo diagnozë, çdo dollar i shpenzuar, çdo letër e mbushur, çdo takim në shkollë, çdo lot i derdhur, çdo hap i marrë, çdo hap mbrapa dhe çdo pyetje për të ardhmen.

Sepse, për shkak të tij – për shkak të Tornados – e di që gjithçka do të shkojë mirë.

Si nënë, kam parë sfida të panumërta dhe momente të dhimbshme që djali ka hasur, dhe kam qarë pa fund. Por, dje kam qarë për një arsye tjetër. Është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet”, e mbyll ajo rrëfimin prekës.

Fotoja është shpërndarë mbi 15 mijë herë.

autik.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.081084012985229
array(1) { ["section"]=> string(58) "prekese-djaloshi-me-autizem-gjen-paqe-vetem-tek-qeni-57141" }