PREKËSE/ Gazetarja e emocionuar jep lajmin për vdekjen e koleges dhe shpërthen në lot (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:14 19-09-2019 PREKËSE/ Gazetarja e emocionuar jep lajmin për vdekjen e koleges dhe shpërthen në lot (VIDEO)

Ditën e sotme ka ndërruar jetë gjatë lindjes gazetarja shqiptare e Radio Televizionit të Kosovës Ardita Sylejmani.

Shumë miq, kolegë dhe njerëz të ndryshëm kanë shprehur ngushëllimet për gazetaren 32 vjeçare.

Mirëpo, gjatë edicionit të lajmeve të orës 15:00 në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), moderatorja Edona Musa, njëkohësisht dhe një nga miket e të ndjerës mezi ka arritur të përmbahet dhe është emocionuar.

Ajo me zë të dridhur dhe duke kërkuar ndjesë shikuesve ka nisur të përlotet.

Kujtojmë që Ardita Sylejmani është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i Republikës së Kosovës në Hungari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025117158889771
array(1) { ["section"]=> string(98) "prekese-gazetarja-e-emocionuar-jep-lajmin-per-vdekjes-se-koleges-dhe-shperthen-ne-lot-video-179055" }