PREKËSE/ Rreshteri i vetëm që mbeti gjallë, lë spitalin dhe shkon me paterica në ceremoninë mortore të shokut të luftës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 16-05-2019 PREKËSE/ Rreshteri i vetëm që mbeti gjallë, lë spitalin dhe shkon me paterica në ceremoninë mortore të shokut të luftës Julian Kapaj, me paterica (Foto- Antonio Cakshiri)

Kjo është një foto prekëse nga ceremonia e lamtumirës që iu dha sot major Klodian Tanushit.

Miku i tij, rreshteri Julian Kapaj, i vetmi që i mbijetoi shpërthimit në Letoni, ka lënë spitalin dhe ashtu me paterica ka shkuar në ceremoninë e homazheve.

Rreshteri i ka dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe nuk ka fshehur dot lotët nga dhimbja e madhe e humbjes së majorit. Të ndjerët, Klodian Tanushi, Zarife Hasanaj, dhe rreshteri i plagosur Julian Kapaj ndodheshin në një mision të NATO-s në Letoni si pjesë e grupit të Kontingjentit të Asgjësimit të Municioneve dhe Lëndëve Eksplozive.

1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079581737518311
array(1) { ["section"]=> string(124) "prekese-rreshteri-i-vetem-qe-mbeti-gjalle-le-spitalin-dhe-shkon-me-paterica-ne-ceremonine-mortore-te-shokut-te-luftes-164577" }