PREKËSE/ Të ngujuar prej 30 ditësh, stafi i Shtëpisë së Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’ i kërkon fotografit FOTO për familjarët që nuk i kanë takuar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:25 15-04-2020 PREKËSE/ Të ngujuar prej 30 ditësh, stafi i Shtëpisë së Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’ i kërkon fotografit FOTO për familjarët që nuk i kanë takuar stafi i Shtëpisë së Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’

Stafi i shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë prej 30 ditësh janë izoluar pranë fëmijëve  si pasojë e situatës alarmante nga Covid-19.

Lajmin të ditur e ka bërë fotografi Agim Rama, i cili ka shkuar për t’i realizuar një foto duke publikuar këtë akt sublim.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka treguar se kjo ka qenë një kërkesë e familjarëve, për t’i parë pasi ndjejnë mall.

‘Respekt pafund per te gjithe keto njerez qe mbi 30 dite jane te ngujuar 24 ne 24 tek ‘Zyber Hallulli’, per te qene prane femijeve te kesaj shtepie dhe si keto ka dhe te tjere ne sherbimin social te tyre per shkak te coronavirus. Rrofte telefoni... Ishte kerkesë e familjareve per tu pare fytyrat e qe ta benim publik aktin sublim te tyre. Me krahe te lehta te gjitheve’, shkruan Rama.

Kujtojmë që prej fillimit të muajit mars, bluzat e bardha, policët, punonjësit e medias dhe bashkë me stafin e “Zyber Hallullit” kanë qenë në front të punës duke sakrifikuar veten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01016092300415
array(1) { ["section"]=> string(145) "prekese-te-ngujuar-prej-30-ditesh-stafi-i-shtepise-se-femijeve-zyber-hallulli-i-kerkon-fotografit-foto-per-familjaret-qe-nuk-i-kane-takuar-202684" }