Preket Gentian Zenelaj, i dërgon vajzës 4-vjeçare mesazh në trasmetim direkt

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:15 11-11-2019 Preket Gentian Zenelaj, i dërgon vajzës 4-vjeçare mesazh në trasmetim direkt

Prej disa javësh, aktori i njohur, Gentian Zenelaj, është anëtar i jurisë në spektaklin ‘Dance With Me’.

Mbrëmjen e sotme, ai i ka surprizuar të gjithë dhe veçanërisht vajzën e tij 4-vjeçare.

Drejtuesit i emisionit ‘Stop’ u shpreh se Aria e akuzon gjithmonë që nuk i flet nga ekrani dhe se vjen vonë në shtëpi.

Prandaj pas përfundimit të kërcimit të çiftit Eva dhe Ermali, Zenelaj i dërgoi një mesazh vajzës së tij, duke prekur shumë zemra.

 ‘Alketa meqë ishim tek fëmijët të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe më gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra babit të dua shumë! Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexoj një përrallë me gojë’, tha Genti.

Përveç vogëlushes Aria, aktori ka dhe një djalë më të madh me emrin Daniel.

gent-zenelaj1.jpg

Screenshot_9-8.jpg

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076248645782471
array(1) { ["section"]=> string(82) "preket-gentian-zenelaj-i-dergon-vajzes-4-vjecare-mesazh-ne-trasmetim-direkt-185528" }