Preket nga Covid-19 deputetja shqiptare: Kam ethe, kollë dhe temperaturë

Publikuar tek: rajon, më 22:05 08-07-2020 Preket nga Covid-19 deputetja shqiptare: Kam ethe, kollë dhe temperaturë Eliza Hoxha

Këngëtarja e njohur dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha është prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur ajo vetë përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku thotë se ka rezultuar pozitive në testin e dytë.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperature, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…

Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi Shnet!”, shkruan Eliza.

dgfwe4tgfrsdfsdf.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094988346099854
array(1) { ["section"]=> string(77) "preket-nga-covid-19-deputetja-shqiptare-kam-ethe-kolle-dhe-temperature-213274" }