Një 53-vjeçar është konfirmuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në qytetain e Elbasanit.
Mësohet se ai punon si roje në spitalin psikiatrik në Elbasan, ndërsa mendohet se e ka marrë virusin nga e shoqja, e cila punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku është përqendruar vatra kryesore e infeksionit.
Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre. Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan.
Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.