Preket Pjerin Ndreu, Braçe i bën dedikimin e madh: E ka javën e fundit në Kuvend, do e mbyllë këtu... (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:15 06-05-2019 Preket Pjerin Ndreu, Braçe i bën dedikimin e madh: E ka javën e fundit në Kuvend, do e mbyllë këtu... (E PLOTË)

Zv.kryeministri Erion Braçe i ka bërë një dedikim të veçantë deputetit socialist Pjerin Ndreu, i cili i prekur nga shkrimi, e ka postuar dhe ka falenderuar Braçen.

Braçe e konsideron Ndreun më tepër se një shok e koleg, një vella që tashmë do të ndërmarrë një projekt të ri dhe do të heqë dorë nga përfaqësimi në parlament.

Ai shkruan se tashmë Pjerin Ndreu është në javën e fundit në Kuvend pasi do të merret me fushatën elektorale në Lezhë, aty ku do të kandidojë si i zgjedhur i PS për Bashkinë.

DEDIKIMI I BRAÇES, I POSTUAR NGA VETË PJERIN NDREU:

Faleminderit pafund mikun tim me te mire Erjon Brace !

PJERIN NDREU 
eshte nje shok, nje mik, nje vella,
nje koleg ne Kuvend e Partine Socialiste!

I pergjegjshem, serioz, 
komunikues, i gjendur, kembengules, stoik, bashkepunues dhe i afte te ndertoje ekip, posacerisht te rinjsh;
Keshtu une e kam njohur dhe,
e kam njohur ne #Pune.

#PjerinNdreu e ka javen e fundit kete ne Kuvend, do e mbylle ketu me nje bilanc te rendesishem si deputet,
me profilin e qarte te sherbimit ndaj njerezve.

Ai ka nje projekt te ri,
deshiron te menaxhoje e ndryshoje nje prej qendrave historike te Shqiperise,
nje prej zonave me potencialin e jashtezakonshem turistik e bujqesor,
#LEZHEN.

Si cdo here,
duhet te bej beteje,
beteje per ndryshim ne nje bashki qe 
vuan rutinen shumevjecare qe nuk ka ritmin e njerezve, nuk ndryshon per tu pergjigjur njerezve.

E kam vizituar shume shpesh Lezhen keta tre muajt e fundit;
Nevoja per ndryshim eshte si ajri per njerezit aty, 
ne qytet, Shengjin e fshatra.

Pjerin, bej ate qe di te besh me mire:
Pergjigju njerezve, nevojes se tyre per ndryshim, mbeshtetur tek talenti i jashtezakonshem i te rinjve qe kam njohur keta muaj, kane ndertuar sipermarrje, 
pune e bukuri vete,
pa ndihmen e bashkise etj!

UNE BESOJ TEK ENERGJIA, PASIONI E VIZIONI I TYRE!

#PJERIN BEHU NJESH ME TA!
Jo thjesht per ca vota me shume,
por per te ardhmen e tyre ne Lezhe!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031590938568115
array(1) { ["section"]=> string(110) "preket-pjerin-ndreu-brace-i-ben-dedikimin-e-madh-e-ka-javen-e-fundit-ne-kuvend-do-e-mbylle-ketu-e-plote-163242" }