Prekja e fëmijëve nga covid-19, shefja e Pediatrisë te Infektivi: Ja shenjat që tregojnë se nënat duhet të shqetësohen

Publikuar tek: aktualitet, më 23:36 26-03-2020 Prekja e fëmijëve nga covid-19, shefja e Pediatrisë te Infektivi: Ja shenjat që tregojnë se nënat duhet të shqetësohen Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv Gjeorgjina Kuli

Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv Gjeorgjina Kuli, shprehet se në bazë të studimeve dhe shkëmbimit të informacioneve me kolegët në gjithë botën, fëmijët mund të jenë të shpëtuar nga koronavirusi.

“Nga literatura dhe kontaktet me kolegët në shumë vende të botës, mund të themi se covid-19 i ka shpëtuar fëmijëve. Nëse i referohemi një punimi të kolegëve kinezë, me mbi 2000 fëmijë, është vënë re se kanë pasur forma të lehta dhe të mesme të sëmundjes, dhe një numër shumë i vogë, vetëm 0.6% ka treguar se kanë paur nevojë për frymëmarrje të drejtuar”, u shpreh Kuli në një intervistë për gazetaren Eni Vasili.

Më tej, shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv tha se nënat duhet të tregojnë kujdes ndaj fëmijëve kur shohin përveç temperaturës dhe probleme me frymëmarrjen. Nëse frymëmarrja tha ajo ndihmohet nga muskuj të tjerë të trupit të fëmijës, ndaj tij duhet të tregohet kujdes sepse mund të ketë infeksion, jo vetëm në kuadrin e koronavirusit.

“Nënat duhet të oriontohen, temperatura edhe është edhe jo shenjë e infeksionit. Temperatura është një shenjë që organizmi reagon. Ama fëmijët e vegjël e tolerojnë më pak temperaturën. Një shenjë të fëmijët veç temperaturës është bllokimi i frymëmarrjes. Pra probleme të frymëmarrjes. Kur frymëmarrja ndihmohet nga muskuj të tjerë si flegrat e hundës, shtrengimi i muskujve në brinj. Këto janë shenja që tregojnë se ka infeksion të fëmijët, jo vetëm covid-19”, u shpreh Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv Gjeorgjina Kuli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010601997375488
array(1) { ["section"]=> string(123) "prekja-e-femijeve-nga-covid-19-shefja-e-pediatrise-te-infektivi-ja-shenjat-qe-tregojne-se-nenat-duhet-te-shqetesohen-200227" }