'Prekja e kufijve çon në luftë', paralajmëron ministri kosovar: Jemi të pozicionuar, po ua bëjmë të qartë ndërkombëtarëve

Publikuar tek: rajon, më 20:01 12-03-2019 'Prekja e kufijve çon në luftë', paralajmëron ministri kosovar: Jemi të pozicionuar, po ua bëjmë të qartë ndërkombëtarëve

Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës Pal Lekaj, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë mund të ketë pasoja serioze të cilat mund të sjellin edhe luftë.

Lekaj ka thënë se  ata i kanë dëgjuar me vëmendje dhe deklaratat e ndërkombëtarëve, ndërsa ka theksuar se dhe atyre u është bërë e qartë se nga ideja e ndryshimit te kufijve mund te nisë lufta, ndaj Kosova ka marrë pozicionin e saj.

'Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e BE-së dhe SHBA-ve, thonë se është e pranueshme nëse pajtohen të dyja palët. Nëse ne dakordohemi që mund të ketë lëvizje të kufijve, ajo mund të ndodhë.

Ne po ua bëjmë të qartë që nuk hyjmë në ato lojëra të cilat janë të rrezikshme dhe nuk guxojmë të bëjmë ndryshimin e territoreve. Prekja e kufijve çon në luftë. Pra, jemi shumë të pozicionuar për këtë rast”, ka thënë ai për Klan Kosova

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021893978118896
array(1) { ["section"]=> string(123) "prekja-e-kufijve-con-ne-lufte-paralajmeron-ministri-kosovar-jemi-te-pozicionuar-po-ua-bejme-te-qarte-nderkombetareve-156186" }