Preku gjithë shqiptarët me historinë e saj, familja e 10 vjeçares nga Bulqiza që s’mundej të ecë bëhet me shtëpi të re

Publikuar tek: aktualitet, më 17:29 19-01-2020 Preku gjithë shqiptarët me historinë e saj, familja e 10 vjeçares nga Bulqiza që s’mundej të ecë bëhet me shtëpi të re

Një familje që jetonte në kushte të vështira në Bulqiza ka prekur mbarë opinionin publik me realitetin e hidhur që përballej  çdo ditë.

 Ka qenë pikërisht historia e familjes së 10 vjeçares së quajtur Rogerta Kurti dhe 7 motrave e vëllezërve të saj.

Kushtet në të cilat jetonte familja Kurti ishin të mjerueshme. Shtëpia e tyre nuk mund të quhej e tillë. Ata flinin në tokë, pa dritare dhe gjërat më minimale që duhet të ketë një banesë, shkruan newsbomb.

Krahas kushteve të vështira ekonomike të familjes, 10-vjeçarja, ka një histori të trishtë. Ajo e kishte të pamundur të ecë kjo për shkak të një sëmundje të rëndë që kishte në këmbë.

Kjo e pengonte atë të zhvillojë aktivitete normale siç bëjnë të gjithë moshatarët e saj. Ditët e saj i kalonte brenda mureve të shtëpisë së akullt. Pas ndihmës që ka marrë nga biznesmeni Samir Mane, për të filluar trajtimet në mënyrë që të ecë, një tjetër gëzim i shtohet familjes Kurti.

Më në fund një tjetër lajm i mirë ka ardhur për familjen e të voglës, pasi ata janë bërë me shtëpi te re. Përmes një postimi në rrjete sociale themeluesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari bën me dije se ata tashmë do të kenë një banesë të re ku do të kalojnë ditët në vazhdim.

Kujtojmë se vajza e sëmurë e familjes, vogëlushja Rogerta, ka marrë trajtime mjekësore dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga biznesmeni Samir Mane.

"Gëzim dhe shpresë!- shkruan ai. E gëzofsh shtëpinë e re Rogerta! Jemi shumë të lumtur që i dhamë fund vuajtjeve të tua.Faleminderit kompanisë "Alb Chrome" dhe gjithë shqiptarëve për kontributin. Bamirësia nuk të varfëron", shkruhet në postimin e Hajdarit.

vxcbcvbcvbcv.jpg

gfhfghgfhgfhfg.jpg

 

-785-0-5e22fd27699c1.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018676996231079
array(1) { ["section"]=> string(124) "preku-gjithe-shqiptaret-me-historine-e-saj-familja-e-10-vjecares-nga-bulqiza-qe-s-mundej-te-ece-behet-me-shtepi-te-re-192521" }