Premtimi i madh i Ramës: “Mos harxhoni më lekë për pushime jashtë!" Fond për uraganin Irma

Publikuar tek: politike, më 11:15 11-09-2017 Premtimi i madh i Ramës: “Mos harxhoni më lekë për pushime jashtë!

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare ka bërë një premtim në lidhje me turizmin në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se vitin tjetër sektori i turizmit do të sjellë një erë të re në vendin tonë dhe i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve mos të ikin më me pushime jashtë shtetit.

“E kemi në dorë që turizmin ta kthejmë një burim të rritjes ekonomike, të ngrejmë në një nivel bashkëpunimin me pushtetin vendor, do rrisim investimet e huaja dhe do ta bëjmë. Qysh vitin e ardhshëm mos prenotoni ikje jashtë, sezoni turistik do sjellë një erë të re në Shqipëri.Shkollëshumtit në opozitë ta mbajnë mend, do ta ballafaqojmë vitin tjetër.”

Sakaq kryeministri është solidarizuar dhe me viktimat e uraganit Irma në SHBA ku ka deklaruar se qeveria shqiptare do të akordojë një fond të posaçëm për dëmet e shkaktuara. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018796920776367
array(1) { ["section"]=> string(92) "premtimi-i-madh-i-rames-mos-harxhoni-me-leke-per-pushime-jashte-fond-per-uraganin-irma-91912" }