PREMTIMI i parë i KRYEPROKURORIT të RI, Olsian ÇELA: Njerëzit kërkojnë drejtësi, të bëhen gjëra konkrete

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 06-12-2019 PREMTIMI i parë i KRYEPROKURORIT të RI, Olsian ÇELA: Njerëzit kërkojnë drejtësi, të bëhen gjëra konkrete Kryeprokurori Olsian Çela

Me të marrë detyrën e kryeprokurorit, Olsian Çela ka bërë edhe premtimin e parë, lidhur me situatën që po kalon vendi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çela tha se njerëzit sot kërkojnë drejtësi. “Përgjigja që duhet të japë prokuroria duhet të spikasë në raport me insitucionet e reja”, tha Çela teksa mori detyrën e re.

“Sot vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë”, u shpreh kryeprokurori i ri Çela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020247936248779
array(1) { ["section"]=> string(108) "premtimi-i-pare-i-kryeprokurorit-te-ri-olsian-cela-njerezit-kerkojne-drejtesi-te-behen-gjera-konkrete-188579" }