Premtoi 1 milion euro për fitoren e Shqipërisë, a do e mbaj premtimin biznesmeni kosovar?

Publikuar tek: aktualitet, më 17:09 10-07-2015 Premtoi 1 milion euro për fitoren e Shqipërisë, a do e mbaj premtimin biznesmeni kosovar?

Mediat në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe ato të huaja pasqyruan më 13 tetor të 2014 një deklaratë të një biznesmeni shqiptar Besnik Benz, se në rast se Kombëtarja Shqiptare do të fitonte në ndeshjen kundër Serbisë, ai do dhuronte 1 milion euro shpërblim.

Biznesmieni rugovas i nxitur nga vendimi i federatës serbe për të mos lejuar tifozët shqiptar në stadium, u bëri gjithashtu thirrje biznesmenëve të tjerë që të mbështesin financiarisht kombëtaren në rast fitoreje.

“Në vend që Serbia të ndjejë keqardhje, ata mundohen edhe në sport të na kufizojnë që ta përkrahim kombëtaren tonë. Andaj, i prekur nga kjo, ofroj shpërblim prej 1 milion euro për fitoren e kombëtares tonë dhe njëkohësisht ftoj biznesmenët tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshjen kundër serbëve”, do të deklaronte në atë kohë Besnik Benz.

Tashmë që vendimi i CAS i dha fitoren Shqipërisë, pritet të shihet nëse biznesmeni nga Kosova do të mbajë premtimin e tij për Kombëtaren.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Andi Lila: Gruan e kisha shtatzënë. Kur më pa në fushë në Beograd duke u zënë, e çuan në spital
Ja tre gjyqtarët që dhanë vendimin, Italia ka qenë deçisive në votën pro Shqipërisë, kundër Serbisë »
Article Logic
Execution time: 0.012124061584473
array(1) { ["section"]=> string(93) "premtoi-1-milion-euro-per-fitoren-e-shqiperise-a-do-e-mbaj-premtimin-biznesmeni-kosovar-15830" }