‘Premtoi pagën për bizneset e mbyllura’, Bardhi sulmon Ramën: Ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me propagandë

Publikuar tek: politike, më 14:51 04-04-2020 ‘Premtoi pagën për bizneset e mbyllura’, Bardhi sulmon Ramën: Ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me propagandë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka deklaruar më datën 17 mars se të gjithë biznesmenët që qendrojnë në shtëpi për shkak të Covid-19 do të marrin pagën nga qeveria.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai shprehet se Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët.

Sipas Bardhit, ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë.

Ai thekson se shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.

Statusi i plotë:

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se "NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011312007904053
array(1) { ["section"]=> string(116) "premtoi-pagen-per-bizneset-e-mbyllura-bardhi-sulmon-ramen-ekonomia-e-vendit-nuk-mbahet-ne-kembe-me-propagande-201331" }