‘Pres kundërshtimin e Lavrov', Rama pranë ministrit rus: Sa më shpejt të njihet Kosova aq më mirë do të jetë për të gjithë

Publikuar tek: politike, më 14:05 26-02-2020 ‘Pres kundërshtimin e Lavrov', Rama pranë ministrit rus: Sa më shpejt të njihet Kosova aq më mirë do të jetë për të gjithë Rama, Lavrov

Gjatë takimit të sotëm të zhvilluar me Edi Ramën Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka vlerësuar kryeministrin tonë si kryetar i Zyrës së OSBE pasi sipas tij ka qasje kontruktive për të krijuar kushtet për dialog.

Nga ana tjetër Rama gjatë konferencës së përbashkët me Lavrov ka deklaruar se është jetike për Moskën që të ruajë mbështetjen e saj konstruktive, ndërsa ka folur dhe për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Rama ka deklaruar se megjithëse nuk ka dashur të përfshihet drejtpërdrejt në çëshjtjen e Kosovës si kryesues i OSBE, thotë se sa më shpejt të njihet nga Serbia aq më mirë është për të gjithë.


“Është jetike për Moskën që të ruajë mbështetjen e  saj kontruktive, kështuqë, pas të gjitha këtyre që thashë dua ta përmbyll, me hyrjen ndoshta të gjatë timen duke thënë se është shumë e qartë se cili është pozicioni ynë si Shqiëpri si kryeministër ne jem anëtarë krenarë të natos dhe ne qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështej që ministri përmendi si sanksionet.

Në të njëjtën kohë është e qartë për ne, si kryesi jemi përpjekur ta bëjmë këtë duke mos u përfshirë drejtpërdrejt me çështejn e Kosovës. Por dua ta theksoj se sa më shpejt që Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë për serbinë dhe të gjithë.

Kisha kënaqësinë që të dëgjoj ndërhyrjen kundërshtuese të ministrit. Sigurisht që do të vijë”, ka thënë Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065670013427734
array(1) { ["section"]=> string(125) "pres-kundershtimin-e-lavrov-rama-prane-ministrit-rus-sa-me-shpejt-te-njihet-kosova-aq-me-mire-do-te-jete-per-te-gjithe-196528" }