Presidenca i kthen përgjigje Braçes: Hiq dorë nga mistrecllëqet se nuk të shkojnë. Bëji thirrje shqiptarëve të dalin në votime

Publikuar tek: politike, më 19:27 22-02-2021 Presidenca i kthen përgjigje Braçes: Hiq dorë nga mistrecllëqet se nuk të shkojnë. Bëji thirrje shqiptarëve të dalin në votime Blushi - Braçe

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, z.Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje zëvendës kryeministrit Erion Braçe, lidhur me deklaratën e këtij të fundit.

Braçe komentoi thirrjet e Metës për shqiptarët, ku i bëri sot apel nga Vlora që të dalin masivisht në votime, edhe me shpatë nëse do ishte e nevojshme.

Braçe  habitur, por edhe me ironi e pyet se pse me shpatë, kur gjithmonë kemi votuar me laps e letër. Sakaq, përmes një shënimi në facebook, Tedi Blushi i thotë Braçes që t’i lërë mistrecllëqet dhe t’i bëjë thirrje popullit që të dalin në votime.

Shënimi i Tedi Blushit

Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije!

Boll më me këto marifete të dala boje!

Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!

Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!

Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!

Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!

Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t'u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!

Në pritje të reflektimit tënd Erion!

Lexo edhe: “Shqiptarët do votojnë me shpata”, Braçe i kthehet Metës: Kemi një jetë që votojmë me letër e laps, pse këtë herë me shpata?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 25 Prillit/ KQZ regjistron edhe 9 parti të tjera, nuk pranohet kërkesa e Partisë së Punës
Në pritje të 8190 dozave të vaksinës, Rama: Brenda marsit vjen e gjithë sasia e mbi 41 mijë dozave, po bisedojmë me një shtet mik për 360 mijë vaksina të Astra Zeneca-s »
Article Logic
Execution time: 0.013259887695312
array(1) { ["section"]=> string(131) "presidenca-i-kthen-pergjigje-braces-hiq-dore-nga-mistreclleqet-se-nuk-te-shkojne-beji-thirrje-shqiptareve-te-dalin-ne-votime-239823" }