Presidenca i përgjigjet analistit: Meta nuk është i shqetësuar të hyjë në garë me Ramën, por për interesin publik e kombëtar

Publikuar tek: politike, më 20:01 17-10-2020 Presidenca i përgjigjet analistit: Meta nuk është i shqetësuar të hyjë në garë me Ramën, por për interesin publik e kombëtar Tedi Blushi

Pasi analisti Mustafa Nano deklaroi në një emision se Presidenti Meta bën akuza politike nga presidenca pasi do të donte të ishte në garë në zgjedhje, ka ardhur kundërpërgjigja nga këshilltari i Metës, Tedi Blushi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Blushi thotë se shqetësimi i Metës është interesi publik dhe kombëtar, dhe jo përballja me Ramën në zgjedhje.

Ai e fton analistin t’i bashkohet fushatës së presidentit për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Postimi i plotë:

Disa pyetje për analistin Nano: A kemi garë kur një palë vetëm për interesin e saj më të ngushtë politik shkel Marrëveshjen që ka nënshkruar vetë?

A i shërben kjo interesit publik e kombëtar?

Kush e kërkon defaktorizimin e Shqipërisë me kaq këmbëngulje?

Nëse mazhoranca nuk reflekton dhe nuk respekton 5 Qershorin, Shqipërisë i mbyllet çdo mundësi për çeljen e negociatave me BE, jo deri në 25 prill 2021, por deri në zgjedhjet e tjera pas 25 prillit.

Ju kujtojmë të gjithëve se këto negociata Mali i Zi i ka çelur që në vitin 2012 dhe Serbia që në vitin 2014.

Ju kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në 2006-ën, ndërsa këto dy vende vite më vonë.

Pse Shqipëria, ku 95% të qytetarëve janë proeuropianë, duhet të mbetet peng i një politikani të papërgjegjshëm, i cili qartësisht është vetë peng i qarqeve më antishqiptare?

Ky është shqetësimi i vërtetë i Presidentit Meta dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment.

Ndaj bashkohuni dhe ju z.Nano me fushatën e Presidentit Meta për respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Vetëm kjo i shërben paqes sociale dhe interesit të të gjithë shqiptarëve.

Le të vendosë populli si në Maqedoninë e Veriut.

As kaq s'mund të bëjmë?

Me konsideratë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013395071029663
array(1) { ["section"]=> string(129) "presidenca-i-pergjigjet-analistit-meta-nuk-eshte-i-shqetesuar-te-hyje-ne-gare-me-ramen-por-per-interesin-publik-e-kombetar-224148" }