Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës, për detin: O mashtrues ordiner, në 2009 Ilir Meta ka qenë në opozitë

Publikuar tek: politike, më 11:47 21-10-2020 Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës, për detin: O mashtrues ordiner, në 2009 Ilir Meta ka qenë në opozitë FotoMontazh: Meta - Rama

Presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi i është përgjigjur “flakë për flakë” kryeministrit Rama, pas akuzave të këtij të fundit se Ilir Meta dhe Sali Berisha ia dhanë Greqisë detin, në vitin 2009 dhe ishte PS ajo që e rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta.

Ndërkohë, më herët Rama u shpreh për Metën dhe Berishën se: Ne duam një marrëveshje të drejtë sepse marrëveshja e mëprashme ka qenë e padrejtë për Shqipërinë. Të tjerat janë skandale mendore, shprehje e ligësisë që furnizon injorancën me qëllim dhe në funksion vetëm të pushtetit të ca mediokërve që duan me çdo kusht plaçkë në Shqipëri.

Lexo edhe: Rama ‘shpërthen’ për detin ndaj Metës dhe Berishës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projekt-buxheti i 2021, Basha: Më i papërgjegjshmi në 30 vite, të zbatohet plani jonë
»
Article Logic
Execution time: 0.011538982391357
array(1) { ["section"]=> string(119) "presidenca-i-pergjigjet-flake-per-flake-rames-per-detin-o-mashtrues-ordiner-ne-2009-ilir-meta-ka-qene-ne-opozite-224555" }