Presidenca i përgjigjet Ramës: Shkarko Alfred PEZËN dhe Sadri ABAZIN, kthehu urgjent te 5 qershori, ndryshe...

Publikuar tek: politike, më 13:49 25-10-2020 Presidenca i përgjigjet Ramës: Shkarko Alfred PEZËN dhe Sadri ABAZIN, kthehu urgjent te 5 qershori, ndryshe... Presidenti Ilir Meta dhe zëdhënësi Tedi Blushi

Presidenca i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i doli në mbrojtje çiftit të gazetarëve Carlo Bollino dhe Alba Malltezi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi akuzon Ramën se po mban nën shantazh të dyfishtë “Malavitën”, që mendodhet se i referohet pikërisht Bollinos.

Ai gjithashtu kërkon nga kreu i qeverisë të shkarkojë Alfred Pezën dhe Sadri Abazin nga postet që kanë në PS. Në fund, Tedi Blushi i jep edhe një “ultimatum” Ramës; “kthehu urgjent te 5 qershori, ndryshe ora e përballjes po afron”.

Reagimi i plotë:

O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të "Rilindjes" z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?

A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar?

A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!

Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!

Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!

Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.

ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve.

Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli!

KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i del në mbrojtje çiftit Bollino-Malltezi: Ilir Meta i zhytur në vulgaritet dhe antishtet! Ata i shërbejnë publikut me kurajo e profesionalizëm (E PLOTË)
Rama pritet me lëvdata gjatë inspektimeve në Manzë: Je baba i këtij shteti »
Article Logic
Execution time: 0.011767148971558
array(1) { ["section"]=> string(111) "presidenca-i-pergjigjet-rames-shkarko-alfred-pezen-dhe-sadri-abazin-kthehu-urgjent-te-5-qershori-ndryshe-225081" }