Presidenca merr vendimin: Të gjithë mjekët që vdiqën për shkak të COVID-19 do të dekorohen me ‘Medaljen e Meritave’

Publikuar tek: rajon, më 23:57 24-11-2020 Presidenca merr vendimin: Të gjithë mjekët që vdiqën për shkak të COVID-19 do të dekorohen me ‘Medaljen e Meritave’ Ilustruese

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë vendim që të dekorohen me “Medaljen e Meritave” të gjithë mjekët që humbën jetën për shkka të COVID-19.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka vlerësuar punën e mjekëve dhe sakrificën e tyre për t’u shërbyer pacientëve deri në vetëmohim.

“Mijëra punonjës shëndetësor u infektuan nga virusi Covid-19, si vija e parë e përballjes me pandeminë. Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne.

Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion.

Ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojmë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve. Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”, shkruan Vjosa Osmani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra rekord nga Covid-19 në Greqi, 2,131 raste të reja dhe 101 viktima në 24 orët e fundit
»
Article Logic
Execution time: 0.010658979415894
array(1) { ["section"]=> string(119) "presidenca-merr-vendimin-te-gjithe-mjeket-qe-vdiqen-per-shkak-te-covid-19-do-te-dekorohen-me-medaljen-e-meritave-229008" }