President i përbashkët Shqipëri-Kosovë? Avokati: Më mirë një burg i përbashkët për politikanët

Publikuar tek: politike, më 00:17 19-02-2018 President i përbashkët Shqipëri-Kosovë? Avokati: Më mirë një burg i përbashkët për politikanët

Propozimi i Edi Ramës për një president të përbashkët për Shqipërinë e Kosovën ka marrë deri tani kritika si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

I fundit që ka reaguar është avokati i njohur në Kosovë Dastid Pallaska, i cili thotë se i vetmi institucion i përbashkët mes dy shteteve mund të jetë një burg për politikanët.

“Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e kriju Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve” ku do të kishin mundësi me u pensionu të gjithë patriotat e karrierës nga të dy vendet.  Për seli mundemi me bisedu. Është Dyzi por edhe Burreli nuk është vend i keq”, ka shkruar Pallaska.

Çfarë tha Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kosovë:

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01290488243103
array(1) { ["section"]=> string(99) "president-i-perbashket-shqiperi-kosove-avokati-me-mire-nje-burg-i-perbashket-per-politikanet-110700" }