Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan viziton Shqipërinë më 13 maj.
Këtë gjë e kanë bërë të ditur burime nga presidenca e sipas këtyre burimeve, presidenti i Turqisë do të zhvillojë një vizitë njëditore, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bujar Nishani. Ai do të jetë i shoqëruar nga disa biznesmenë dhe në vizitën njëditore të tijën në Shqipëri do të zhvillojë edhe një tryezë me biznesin.