Presidenti bën deklaratën shokuese: Nëse gjendem i vdekur, më ka vrarë CIA

Publikuar tek: bota, më 14:23 15-10-2017 Presidenti bën deklaratën shokuese: Nëse gjendem i vdekur, më ka vrarë CIA

Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte ka akuzuar CIA –n se po thur një komplot për vrasjen e tij. Ai ka deklaruar se nëse  gjendet i vdekur, populli i tij duhet ta dijë se e ka vrarë Agjensia Qëndrore e Inteligjencës.

“U them filipinasve se nëse vdes para kohe, dijeni që më ka vrarë Amerika dhe CIA.  I them CIA-s mos të kruhet me mua. Ose më vrisni këtu ose dilni nga vendi im. Zgjidhni e merrni, “ tha Presidenti në një fjalim të bujshëm.

Nuk është hera e parë që Duterte thotë hapur akuza të tilla ndaj CIA-s. Në shtator 2016, ai deklaroi se kishte marrë raportime se agjencia e donte atë të vdekur.Për më tepër, në muajin gusht, Fronti Kombëtar Demokratik i Filipineve pretendoi se CIA kishte komplotuar për rrëzimin e presidentit nga posti.

Ndërkohë Duterte vazhdoi me sugjerimin se kundërshtarët e tij të brendshëm politikë duhet të bashkojnë forcat në “një komandë”, shkruan tetovasot.

“Unë do të isha vërtet i lumtur në qoftë se do të fillonim të bashkoheshim. Këta komunistët dhe anëtarët e Partisë Liberale. Këta të tjerët që më duan jashtë zyrës, duhet të bashkohen në një grup. Mendoj se ndanjmë të njëjtën ideologji dhe mund të përqendrohemi të gjithë së bashku. Ky nuk është kërcënim. Thashë se është detyra ime e mandatuar që ta mbaj këtë vend të sigurt dhe të shëndoshë, “përfundoi ai.
Pa marrë parasysh të vërtetën e çështjes, nuk diskutohet që Filipinet kanë kohë që kanë pasur një prani të fortë të CIA-s brenda kufijve të saj, shkruan “International Bussines Times”.

Bazat ushtarake amerikane vazhdojnë të jenë në vend, pavarësisht marrëdhënieve gjithnjë e më të këqia midis Manilas dhe Uashingtonit nën sundimin e Dutertes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E thotë studimi, mos pini kafe sapo të zgjoheni, ja çfarë ndodh
Shokuese! U përjashtua nga shkolla, vret 6 nxënës dhe përdhunon 2 vajza për hakmarrje »
Article Logic
Execution time: 0.01590895652771
array(1) { ["section"]=> string(78) "presidenti-ben-deklaraten-shokuese-nese-gjendem-i-vdekur-me-ka-vrare-cia-95972" }