Presidenti Bujar Nishani ka mbëritur sot gjatë paradites në Pikën Doganore të Portit të Sarandës.
Nishani ka qenë i ftuar për të kaluar disa ditë pushime në bregdetin e Sarandës, nga disa miq të tij nga Arabia Saudite, transmeton “sarandaëeb”.
Pranë Portit të Sarandës ka qenë i ankoruar që prej mbrëmjes se djeshme një jaht luksoz në bordin e të cilit qëndron një helikopter, me të cilin do të bëhet edhe një guidë turistike në jug të Shqipërisë. Nuk është hera e parë që në gjirin e Sarandës ankorohen jahte të tillë që sjellin njerëz të famshëm nga e gjithë bota, si vajza e presidentit Bill Klinton apo familja e një miliarderi rus që vizitoi Sarandën vitin e kaluar.