Presidenti çek flet sërish për çështjen e Kosovës: Duhet përmirësuar gabimi i vitit 2008

Publikuar tek: rajon, më 12:11 20-09-2019 Presidenti çek flet sërish për çështjen e Kosovës: Duhet përmirësuar gabimi i vitit 2008 Milos Zeman

Presidenti çek, Milos Zeman ka folur përsëri për iniciativën e tij për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

I ftuar në “TV Barandov”, Zeman ka deklaruar se propozimi i tij për tërheqje të njohjes do të diskutohet në takimin e Politikës së Jashtme Çeke që mbahet në tetor.

Zeman ka shtuar më tej se duhet të përmirësohen gabimet e 2008-tës, kur Çekia njohu asokohe pavarësinë e Kosovës.

“Në këndvështrimin tim, duhet të përmirësohet gabimi i bërë nga Qeveria në 2008-tën, ku nuk u respektua rezoluta e përfaqësuesve të Kuvendit të Çekisë, të cilët votuan kundër njohjes së Kosovës”, tha ai.

Sipas lideri çek qeveria e udhëhequr atë kohë mga Mirek Topolanek, bëri një gabim që duhet të përmirësohet.

Çështja për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Çekia nisi me vizitën e presidentit çek, Milos Zeman në Beograd.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007519006729126
array(1) { ["section"]=> string(94) "presidenti-cek-flet-serish-per-ceshtjen-e-kosoves-duhet-permiresuar-gabimi-i-vitit-2008-179144" }