Presidenti çek 'injoron' Kosovën, Ramush HARADINAJ i drejtohet homologut me diplomaci: Ju uroj një samit sa më frytdhënës (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 12-09-2019 Presidenti çek 'injoron' Kosovën, Ramush HARADINAJ i drejtohet homologut me diplomaci: Ju uroj një samit sa më frytdhënës (E PLOTË) Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i dërgoi një letër zyrtare homologut të tij çek Andrej Babis ku e përshëndet për marrjen e kryesimit të Grupit të Vishegradit.

Në lidhje me deklaratat e presidentit të Republikës Çeke Milos Zeman, Haradinaj refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejtë dhe zgjodhi rrugën diplomatike duke respektuar marrëdhëniet e shëndetshme midis dy shteteve si dhe ndihmën e palës çeke për njohjen e shtetit të Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

Me rastin e nisjes së Samitit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës uroi homologun Babis për një samit ‘’sa më frytdhënës’’.

Presidenti i Republikës Çeke Milos Zeman deklaroi dje se do të rishikojë njohjen e shtetit të Kosovës nga Rep.Çeke. Por, Ministri i Jashtëm çek Tomas Petricek iu kundërpërgjigj duke thënë se s’ka asnëj arsye që vendi i tij të mos njohë Kosovës si shtet i pavarur.

Letra e Ramush Haradinajt drejtuar homologut çek Andrej Babis:

Të nderuar qytetarë,

Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.

letra 1.jpg
letra 2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025100946426392
array(1) { ["section"]=> string(132) "presidenti-cek-injoron-kosoven-ramush-haradinaj-i-drejtohet-homologut-me-diplomaci-ju-uroj-nje-samit-sa-me-frytdhenes-e-plote-178191" }