Presidenti Filipinas akuzohet për krime makabre, 1000 vrasje peshojnë mbi të

Publikuar tek: bota, më 14:40 15-09-2016 Presidenti Filipinas akuzohet për krime makabre, 1000 vrasje peshojnë mbi të

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, akuzohet se ka vrarë një agjent të departamentit të drejtësisë, ndërkohë që punonte si kryetar bashkie në Davao.

Akuzat janë bërë nga Edgar Matobato, një ish-anëtar i skuadrës vrasëse, i cili u rrëfue para senatit për vrasjet gjyqësore.

Matobato tha gjithashtu se Duterte e ka urdhëruar atë dhe skuadrën e tij, të vrasin rreth 1000 kriminelë si edhe rivalë të tij politikë.

Por, një zëdhënës nga zyra e presidentit i mohoi këto akuza.

Zëdhënësi Martin Andanar, është shprehur se këto investigime nuk po shkojnë askund.

"Davao Death Squad" është një grup militant me 300 anëtarë, që sipas Matobatos ka vrarë kriminelë dhe rivalë nën urdhrat e presidentit Filipinas, gjatë viteve 1988-2013 kur ai shërbente si kryetar bashkie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luante Pokemon Go, por pikas një plantacion me… kanabis sativa!
Aksident i rëndë hekurudhor, humbin jetën 6 persona, plagosen mbi 100 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.011744976043701
array(1) { ["section"]=> string(81) "presidenti-filipinas-akuzohet-per-krime-makabre-1000-vrasje-peshojne-mbi-te-53000" }