Presidenti Flamurtarit plas “bombën”: Prokuroria e Janinës të nisë hetimet për Armando Dukën

Publikuar tek: sport, më 15:47 22-10-2017 Presidenti Flamurtarit plas “bombën”: Prokuroria e Janinës të nisë hetimet për Armando Dukën

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Flamurtari-Kamza, presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi duke folur për "supersport" ka lëshuar akuza të forta.

Duke bërë një përshkrim të atyre që kanë ndodhur me skuadrën e tij këtë vit, Idrizi tha se ndaj Flamurtarit janë bërë shumë padrejtësi.

Por më tej Sinan Idrizi nuk ka nguruar të akuzojë drejtpërdrejt presidentin e FSHF, Armando Duka.

“Ne do të durojmë deri në mars, se gjërat janë sheshit nuk mund të vazhdohet me këtë padrejtësi. Prokuroia e Janinës të nisë hetimet, është një person që quhet Armando Duka që ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Është 4 vjet investimi im privat dhe askush nuk më ka falënderuar. Nuk është një luftë invididësh, një person mund ta urresh, por nuk mund të fyesh një qytet të tërë”, tha Sinan Idrizi. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.098175048828125
array(1) { ["section"]=> string(95) "presidenti-flamurtarit-plas-bomben-prokuroria-e-janines-te-nise-hetimet-per-armando-duken-96797" }