Presidenti francez Hollande, vizitë zyrtare në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 03-01-2017 Presidenti francez Hollande, vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti i Francës, Francois Hollande pritet të vizitojë Shqipërinë gjatë javës së parë të muajit mars.

Gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, Hollande pritet të takohet me krerët e shtetit shqiptar.

Ndërsa ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për postin e kreut të Pallatit Elize, duket se axhenda e tij për vitin 2017 do të jetë e ngjeshur me vizita.

Në janar, Hollande do të vizitojë Burkina Faso, më pas po në muajin janar (28) do të shkojnë në Lisbonë.

Në fillim të muajit shkurt Hollande viziton Maltën, ndërsa në muajin mars do të vizitojë Serbinë dhe më pas Shqipërinë.

Mediat franceze shkruajnë se duke mos u marrë me fushatën presidenciale, Hollande ka kohën e mjaftueshme për të bërë këto vizita.

Referuar gjithmonë asaj që shkruajnë mediat e Parisit, presidenti Francez do të vizitojë dy vendet ballkanike për t’i inkurajuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmon Ministria e Arsimit: Shkollat do jenë të mbyllura deri më 9 janar
Makinat bëhen copë në rrugën nacionale Elbasan-Peqin (FOTOT NGA VENDNGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.011251926422119
array(1) { ["section"]=> string(60) "presidenti-francez-hollande-vizite-zyrtare-ne-shqiperi-64493" }