Presidenti gjerman “selfie” me refugjatët në kamp

Publikuar tek: bota, më 17:14 26-08-2015 Presidenti gjerman “selfie” me refugjatët në kamp Presidenti i Gjermanisë Gauck me emigrantët

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck dhe kancelaria, Angela Merkel kanë vizituar kampet e refugjatëve në vendin e tyre. Vizitat u kryen pas protestave të organizuara në qytete të ndryshme në Gjermani, kundër refugjatëve.

Presidenti Gauck nuk ka shpërfillur as dëshirën e refugjatëve për një “selfie” me kreun e shtetit gjerman, ndoshta si kujtimi më i bukur gjatë kohës që kalojnë në kampet e ngritura për ta.

"Këta njerëz kanë nevojë për ndihmë, këto tregojnë anën e ndritshme të Gjermanisë në krahasim me anën e errët të vendit ku sulmohen refugjatët", ka deklaruar Gauck, pas takimit me emigrantët.

Gjermania regjistroi një rritje të konsiderueshme të numrit të refugjatëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, dhe parashikohet se ky numër deri në fund të vitit 2015 do të kaloj shifrat prej 800.000.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073869228363037
array(1) { ["section"]=> string(53) "presidenti-gjerman-selfie-me-refugjatet-ne-kamp-19239" }