Presidenti grek mesazhe të ashpra: Shqipëria po pengon rrugën drejt BE-së

Publikuar tek: rajon, më 11:27 08-09-2017 Presidenti grek mesazhe të ashpra: Shqipëria po pengon rrugën drejt BE-së

“Shqipëria shteti që shkel të drejtat europiane”, kështu është shprehur presidenti grek Prokopis Pavlopoulos, gjatë një darke të shtruar për të nderuar vizitën e homologut të tij francez, Emanuel Macron.

Sipas tij, Shkupi dhe Tirana po pengojnë, me veprimet politike, ecurinë e tyre europiane,njëra duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe tjetra duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe kryesisht atë të pronës.

"Kjo po ndodh edhe me Shqipërinë fqinje. Edhe ajo duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!", u shpreh Pavlopoulos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033710956573486
array(1) { ["section"]=> string(78) "presidenti-grek-mesazhe-te-ashpra-shqiperia-po-pengon-rrugen-drejt-be-se-91596" }