Presidenti grek sulmon çamët: S’ka të drejta të njeriut për bashkëpunëtorët e nazistëve

Publikuar tek: politike, më 18:24 08-02-2018 Presidenti grek sulmon çamët: S’ka të drejta të njeriut për bashkëpunëtorët e nazistëve

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos, vetëm pak ditë pasi lëshoi deklarata të forta ndaj çamëve, vijon të kërcënojë Shqipërinë me integrimin në BE, nëse Tirana zyrtare nuk heq dorë nga mbështetja dhe kërkimi i të drejtave të tyre.

Këtë herë deklaratat Pavlopulos i ka bërë gjatë një takimi me homologun gjeorgjian Georgy Margvelashvili.

“Politikanët shqiptarë po bëjnë një gabim të madh që mbështetin të supozuarat të drejta të disa shqiptarëve që bashkëpunuan me nazistët gjatë okupimit gjerman të Greqisë”, tha ai duke shtuar se ata që duan të integrohen në BE apo në NATO nuk duhet të mbështesin të drejtat joekzistente të bashkëpunuesve të nazistëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074748992919922
array(1) { ["section"]=> string(93) "presidenti-grek-sulmon-camet-s-ka-te-drejta-te-njeriut-per-bashkepunetoret-e-nazisteve-109612" }