Deklarata të forta ka lëshuar presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, gjatë një vizite në veri të Greqisë, nga ku tha se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.
Deklarata e Pavlopoulos vjen dy ditë pas shembjes të një hoteli në Dhërmi, i ndërtuar në shkelje me ligjin mbi një kolektor uji.
“Greqia ka respektuar gjithmonë të drejtën e minoritarëve, por të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Shqipëria nëse dëshoron që në një të ardhme të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”, tha presidenti grek.
“Shkelja provokuese e të drejtës së pronës, e cila po kryhet nga autoritetet e Shqipërisë, në veçanti përmes prishjes së ndërtesave që u përkasin njerëzve tanë, Nuk është aspak e favorshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë” shtoi Pavlopoulos. /Newsbomb.al