Presidenti i Afganistanit firmos dekretin për lirimin e grupit të fundit të të burgosurve talebanë

Publikuar tek: bota, më 20:40 10-08-2020 Presidenti i Afganistanit firmos dekretin për lirimin e grupit të fundit të të burgosurve talebanë Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani lëshoi ​​të hënën një dekret për lirimin e grupit të fundit të të burgosurve talebanë.

Firmosja e këtij dekreti ka qenë kusht i talebanëve, të cilët kanë deklaruar se do të nisin diskutimet për paqe menjëherë sapo të lirohen të gjithë “kryengritësit” e burgosur.

“U nënshkrua,” tha një burim nga Presidenca për Reuters. Grupi i fundit që pritet të lirohet përbëhet nga 400 të burgosur.

Talebanët kanë deklaruar se do të nisin diskutimet për paqe një javë pas lirimit të të burgosurve, këto diskutime pritet të mbahen në Doha. Ky zhvillim vjen pas disa muajsh shtyrje, që kur SHBA vendosi tërheqjen e trupave në shkurt të këtij vitit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099220275878906
array(1) { ["section"]=> string(105) "presidenti-i-afganistanit-firmos-dekretin-per-lirimin-e-grupit-te-fundit-te-te-burgosurve-talebane-216734" }