Presidenti i Austrisë kapet duke shkelur rregullat e liri-daljes në restorantin e shqiptarit: Nuk e pashë orën, nëse është shkaktuar ndonjë dëm...

Publikuar tek: bota, më 12:42 25-05-2020 Presidenti i Austrisë kapet duke shkelur rregullat e liri-daljes në restorantin e shqiptarit: Nuk e pashë orën, nëse është shkaktuar ndonjë dëm... Foto ilustruese

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen ka shkelur rregullat e orarit të daljes dhe është kapur nga policia në një restorant në Vienë, pronë e shqiptarit Aki Nuredini.

Van der Bellen vendosi të dalë për darkë së bashku me bashkëshorten dhe dy miq të tij, por policia i gjeti të ulur në restorant deri pas mesnate atë dhe bashkëshorten e tij.

Sipas rregullave të reja të vendosura për shkak të koronavirusit, lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00.

Por presidenti është justifikuar duke thënë se nuk e kishte parë orën, ndërsa është shprehur i gatshëm të paguajë gjobën në rast se ndaj pronarit do të merret ndonjë masë administrative.

Pronari nga ana e tij ka tha se në orën 23:00 kishte shërbyer për herë të fundit dhe pastaj e kishte mbyllur lokalin.

"Presidenti është mysafir imi i rregullt, siç janë edhe shumë artistë. Ai porositi peshk për darkë. Unë gjithçka ka bërë sipas rregullave dhe e kam mbyllur lokalin në orën 23:00, siç thotë edhe ligji. Presidenti ka vazhduar të qëndrojë me gruan e tij jashtë në pjesën e mbuluar të kopshtit”, tha pronari i restorantit Aki Nuredini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010111093521118
array(1) { ["section"]=> string(148) "presidenti-i-austrise-kapet-duke-shkelur-rregullat-e-liri-daljes-ne-restorantin-e-shqiptarit-nuk-e-pashe-oren-nese-eshte-shkaktuar-ndonje-dem-207716" }