Presidenti i Filipineve këngë dashurie për Trump: Ti je drita e botës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 13:27 13-11-2017 Presidenti i Filipineve këngë dashurie për Trump: Ti je drita e botës (VIDEO)

Lideri i Filipineve, Rodrigo Duterte i ka kënduar një këngë dashurie presidentit të SHBA-së gjatë një darke ku ishin mbledhur 20 liderë botërorë, në Manila.

Lideri i filipinasve është diskutuar vazhdimisht për deklaratat e tij të shpeshta kur erdhi në pushtet, i cili shprehej se trafikantët e drogës duhet të vriteshin.

Në momentin kur u zgjodh president i Flilipineve, Duterte u cilësua si “Trump i Manilës”, ndoshta kjo është arsyeja që presidenti zgjodhi ti këndojë një këngë dashurie homologut të tij, Trump.

Gjatë mbrëmjes, Duterte mori mikrofonin dhe këndoi këngën “Ti”. Ndërsa në një pjesë të vargjeve  kënga thotë: “Ti je drita e botës, gjysma e zemrës sime”

Sakaq, në përfundim të këngës lideri filipinas deklaroi, “Zonja dhe zotërinj këndova me urdhër të komandantit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086698532104492
array(1) { ["section"]=> string(80) "presidenti-i-filipineve-kenge-dashurie-per-trump-ti-je-drita-e-botes-video-99384" }