Presidenti i Filipineve: “Kurrë nuk e kam quajtur Obamën bir kur*e”

Publikuar tek: bota, më 11:11 09-09-2016 Presidenti i Filipineve: “Kurrë nuk e kam quajtur Obamën bir kur*e”

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, mohon ta ketë fyer ndonjëherë Obamën e sidomos ta ketë quajtur atë “bir kur*e”.

Ai thjesht po mbante një qëndrim sfidues për luftën e tij ndaj drogës. “Isha gati për Obamën. Po prisja përgjigjen e tij si avokati-avokatit. Fundja të dy jemi avokatë.

Por, unë nuk e kam bërë kurrë këtë deklaratë. Kontrollojeni”  thotë Duterte gjatë vizitës në kryeqytetin e Indonezisë mëngjesin e sotëm.

“Vërtetë e thashë atë por, jo për Obamën.

Unë nuk po luftoj kundër Amerikës” – përfundon ai. Si pasojë e këtij incidenti, presidenti amerikan Barack Obama anulloi takimin me Duterten në Laos këtë javë, por të dy u takuan shkurtimisht më vonë gjatë banketit të samitit të ASEAN.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump elozhe për Putin: Ka kontroll të madh mbi Rusinë
Foshnja lind në avion, kompania i siguron udhëtime falas për gjithë jetën »
Article Logic
Execution time: 0.010972023010254
array(1) { ["section"]=> string(70) "presidenti-i-filipineve-kurre-nuk-e-kam-quajtur-obamen-bir-kur-e-52397" }