Presidenti i Filipineve ‘urdhër’ qytetarëve të vetë: Nëse keni armë, qëlloni zyrtarët që ju kërkojnë rryshfet

Publikuar tek: bota, më 21:01 20-09-2019 Presidenti i Filipineve ‘urdhër’ qytetarëve të vetë: Nëse keni armë, qëlloni zyrtarët që ju kërkojnë rryshfet Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka ftuar qytetarët të qëllojnë, por jo të vrasin, çdo zyrtar publik që ata dëshmojnë se merr ryshfete. Sipas presidentit, ata do të kenë imunitet nga ndjekja penale, me kusht që burokrati i korruptuar të mbijetojë.

'Urdhri' presidencial bën thirrje që qytetarët të qëllojnë çdo zyrtar të korruptuar që u kërkon rryshfet kur paguajnë për një certifikatë apo tarifë. Presidenti 74 vjeçar u shpreh më tej se njerëzit që qëllojnë zyrtarët e korruptuar nuk do të dërgohen në burg dhe do të akuzohen vetëm për dëmtime të lehta dhe do të lirohen me kusht, raporton newsbomb.al.

“Nëse paguani një taksë, një tarifë ose merrni një çertifikatë, dhe zyrtarët kërkojnë ryshfet, goditni ata. Nëse keni armë, mund t'i qëlloni, por mos i vrisni, sepse gjatë procedurave nuk mund të merrni falje", tha presidenti, raporton newsbomb.al. Duterte është i njohur për deklaratat e tij, pasi në janar të këtij viti urdhëroi ushtrinë që kur shihnin persona të droguar t’i vrisnin ata.

Që nga janari 2019, rreth 5,000 njerëz mendohet të jenë vrarë pas urdhrit të tij për të droguarit, megjithëse grupet e të drejtave pretendojnë se numri mund të jetë më shumë se dyfishi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007256031036377
array(1) { ["section"]=> string(112) "presidenti-i-filipineve-urdher-qytetareve-te-vete-nese-keni-arme-qelloni-zyrtaret-qe-ju-kerkojne-rryshfet-179192" }