Presidenti i Katalonjës nuk e deklaron pavarësinë: T'i hapim rrugë dialogut

Publikuar tek: bota, më 18:43 10-10-2017 Presidenti i Katalonjës nuk e deklaron pavarësinë: T'i hapim rrugë dialogut

Presidenti i qeverisë katalanase, Carles Puigdemont, në një fjalim historik në parlamentin rajonal ka deklaruar se i është bashkuar vullnetit të popullit të tij që zgjodhi të votojë masivisht për një Katalonjë të pavarur nga Spanja, por pa deklaruar pavarësinë.

Puigdemont e shtyu vendimin e dalë nga referendumi i 1 tetorit ku 90% e qytetarëve votuan "Pro", duke kërkuar dialog me qeverinë spanjolle.

“Dua të pezulloj efektin e deklarimit të pavarësisë në mënyrë që të avancojmë me vënien në praktikë të rezultatit të referendumit. Sot po bëjmë këtë gjest përgjegjësie për t’i hapur rrugë dialogut”, tha presidenti katalanas.

Fjalimi i Carles Puigdemont:

Jetojmë në një moment historik dhe efektet për vendin tonë shkojnë më tej se shteti. Ne e kemi parë sesi konfliktet e brendshme na kanë bërë vend të vogël. Ne nuk kemi pse kontribuojmë për dhunën, është e kundërta. Unë dua të flas për popollin tim, ata që ishin në protesta dhe referendum.

Pavarësisht dallimeve, janë gjëra që biem dakort apo jo, por jemi në të njëjtin vend dhe duhet të bashkëpunojmë. Ne kuptuam se duhet të ndjekim këtë demokraci dhe të respektojmë njerëzit. Shumë njerëz më janë afruar dhe më kanë sugjeruar çfarë të bëj e çfarë jo.

Unë i kam dëgjuar të gjitha këto sugjerime. Faleminderit të gjithëve por ky nuk është një vendim personal. Por është rezultati i një referendumi. Ky është vullneti i qeverisë, kryetari i së cilës jam unë.

Askush nuk mundi ta ndalonte referendumin. Prandaj unë dua të falenderoj këdo që e bëri të mundur referendumin. Ata që punuan me materialet, punonjësit nga qeveria dhe votuesit që votuan “Po” dhe “Jo”.

Si president i Katalonjës jam i shqetësuar për atë që mund t’i ndodhë njerëzve. Njerëz me pikëpamje të ndryshme. Kemi patur disa vendime ekonomike, disa kompani kanë ikur, por ajo që duhet të ndryshojë janë 60 milion eurot që ikin çdo vit.

Ne përfaqësojmë 7 milion e gjysmë banorë në vend. Unë dua të shpjegoj pse jemi këtu sot.

Që pas vdekjes së diktarorit Franko, Katalonja ka kontribuuar shumë në ekonominë spanjolle. Kushtetuta e aprovuar në 1978 mund të ishte një pikë e mirë nisje për demokracinë. Por gjatë viteve ne kuptuam se autoritete spanjolle e shikonin këtë si një objektiv final ndërsa për ne ishte një tranzicion.

Spanja nuk investoi në Katalonjë, nuk investoi për gjuhën katalanase. Qeveria spanjolle asnjëherë nuk na ka dhënë të drejtën për të mbajtur një referendum.

Zonja dhe zotërinj, rezultati i referendumit tregoi se kemi fituar të drejtën për të qenë të pavarur dhe të respektuar. “Po”ja fitoi në referendum me 90% dhe ky është vullneti me të cilin unë bashkohem.

Në këtë moment historik, si president i Katalonjës, unë ndjek vullnetin e popullit dhe e deklaroj Katalonjën shtet të pavarur.

I kërkoj katalanasve të vazhdojnë të shprehin veten e tyre siç kanë bërë deri tani. I kërkon të gjithëve dhe qeverisë spanjolle, të dëgjojë, të dëgjojë popullin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E çuditshme, vajza përjashtohet nga shkolla për ngjyrën e flokëve
Kujdes nga kjo sëmundje! Prek gojën, duart… dhe nuk ka kurë egzakte »
Article Logic
Execution time: 0.012776136398315
array(1) { ["section"]=> string(55) "presidenti-i-katalonjes-nuk-e-deklaron-pavaresine-95418" }