Presidenti i KE, Juncker: Mund t’i rekomandoj KE-së hapjen e negociatave

Publikuar tek: barometri, më 08:19 06-12-2017 Presidenti i KE, Juncker: Mund t’i rekomandoj KE-së hapjen e negociatave

Presidenti i Këshillit të Europës, Jean-Claude Juncker gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka deklaruar se ndodhet në një pikë ku mund t’i rekomandojë KE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nëse vijojnë rezultatet pozitive, synoj t’i propozoj këshillit hapjen e negociatave. 6 muajt e fundit do të jenë thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. Biseduam me kryeministrin Rama për arritjet e muajve të fundit. Na kanë lënë mbresa reformat e realizuara në Shqipëri”, deklaroi kreu i Këshillit të Europës, Juncker, teksa vuri në dukje se vitin e ardhshëm mund të vizitojë për herë të parë vendin tonë.

I të njëjtit qëndrim duket se ka qenë edhe kryeministri Rama, teksa theksoi se muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të ardhmen e vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1358208656311
array(1) { ["section"]=> string(77) "presidenti-i-ke-juncker-mund-t-i-rekomandoj-ke-se-hapjen-e-negociatave-102112" }