Presidenti i KE mbërrin në Kryeministri, bën gjestin e papritur ndaj Romana Vlahutin (Video)

Publikuar tek: politike, më 19:17 25-02-2018 Presidenti i KE mbërrin në Kryeministri, bën gjestin e papritur ndaj Romana Vlahutin (Video)

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka mbërritur sot rreth orës 18:00 në Kryeministri ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe stafi i kryeministrit.

Në lobin e Kryeministrisë ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Juncker, i cili njihet për stilin e tij të veçantë, e ka përshëndetur ministrin Bushati si ushtarak, ndërsa është ‘shtangur’ pak sekonda përballë Vlahutin, ai i ka puthur dorën.

Vlahutin ka qenë shpesh në shënjestër të sulmeve nga opozita në Shqipëri se përkrah qeverinë Rama, madje e kanë akuzuar se është përfshirë edhe në skandale, si blerja e një vile në Tiranë.

dfgerh5h45hj4j.jpg

ftgh45rtj56ij5.jpg

sdfh5h45.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099339485168457
array(1) { ["section"]=> string(96) "presidenti-i-ke-mberrin-ne-kryeministri-ben-gjestin-e-papritur-ndaj-romana-vlahutin-video-111440" }