Presidenti i Këshillit Europian telefonon Ramën: Mirëprita angazhimin për reformat

Publikuar tek: politike, më 18:28 30-10-2020 Presidenti i Këshillit Europian telefonon Ramën: Mirëprita angazhimin për reformat

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka lajmëruar për bisedën telefonike që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, për konferencën e parë ndërqeveritare dhe situatën e pandemisë së Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Michel shprehu mirëpritjen e angazhimit të Shqipërisë për reformat.

Më tej ai shkruan se konferenca e parë ndërqeveritare për negociatat do të mblidhet pas miratimit të kornizës.

“Zhvillova një bisedë telefonike me Edi Ramën, që pret me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

Mirëprita angazhimin për reformat. Solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID19 ka forcuar më tej marrëdhëniet BE-Shqipëri”,- shkruan ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi me Vuçiç e Zaev për "Mini-shengenin Ballkanik, Rama: Të na bashkohen edhe vendet e tjera, do thellojmë bashkëpunimin rajonal
Gent Cakaj bisedë telefonike me homologun Holandez, ja se për çfarë u diskutua »
Article Logic
Execution time: 0.010118961334229
array(1) { ["section"]=> string(88) "presidenti-i-keshillit-europian-telefonon-ramen-mireprita-angazhimin-per-reformat-225825" }